SHQIPËRI-POLONI, FEMRAT NË FUSHË HYRJA FALAS NË “LORO BORIÇI” - FSHF

SHQIPËRI-POLONI, FEMRAT NË FUSHË HYRJA FALAS NË “LORO BORIÇI”

Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë luan sot në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshjen zyrtare eleminatore të radhës. Një ndeshje e cila do të pasojë me atë të Zvicrës pak ditë më vonë. Trajneri Armir Grima për këtë ndeshje citon: “Një sfidë e vështirë, por do të futemi në fushë për të fituar këtë takim. Besoj se gjatë këtyre ditëve kemi punuar mirë me ekipin duke kërkuar maksimumin dhe përqëndrimin e duhur. Jemi koshientë që nap ret një ndeshje e vështirë, por jo e pamundur për një rezultat pozitiv”,- deklaron Grima. Takimi do të nisë në orën 17.00 dhe hyrja është falas, sikundër në çdo ndeshje tjetër zyrtare eleminatore, të ekipeve kombëtare të moshave, përfshirë edhe U-21. 


Duke kontrolluar karten...