SHQIPËRI-NORVEGJI, NIS SHITJA E BILETAVE PËR TË GJITHË TIFOZËT - FSHF

SHQIPËRI-NORVEGJI, NIS SHITJA E BILETAVE PËR TË GJITHË TIFOZËT

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave në dyqanin fizik të FSHF-së pranë rrugës “Themistokli Gërmenji” për ndeshjen e parë miqësore të ekipit kombëtar, për vitin 2018, Shqipëri -Norvegji e cila do të zhvillohet në datën 26 mars 2018 në “Elbasan Arena” ora 19:00.

Dyqani zyrtar i federatës është i hapur cdo ditë të javës nga ora 08:00 deri në orën 20:00, ku sigurisht mund të blini biletat në secilin sektor apo tribunë që ju dëshironi. (Biletat do të jenë të gjitha me emër dhe mbiemër )

Gjithashtu të interesuarit për bileta, mund ti blejnë në websitin e FSHF-së në linkun përkatës: Biletaria, FSHF ju bën me dije se janë të gjithë sektorët dhe tribunat në shitje dhe mund të blini biletat për të ndjekur ndeshjen miqësore të ekipit përfaqësues.

Më poshtë mund të gjeni listën e cmimeve të biletave:


Duke kontrolluar karten...