SHQIPËRI-IZRAEL/ TRAJNERI PANUCCI DHE KAPITENI AGOLLI NË KONFERENCË PËR SHTYP - FSHF

SHQIPËRI-IZRAEL/ TRAJNERI PANUCCI DHE KAPITENI AGOLLI NË KONFERENCË PËR SHTYP

Trajneri i kombëtares kuqezi Christian Panucci dhe kapiteni Ansi Agolli kanë dalë në konferencë për shtyp, nga stadiumi “Elbasan Arena” një ditë përpara ndeshjes Shqipëri-Izrael e vlefshme për UEFA Nations League që do të zhvillohet nesër në orën 20:45.

Panucci në fjalën e tij theksoi: “Skuadra është mirë, ka punuar shumë, është në gjendje shumë të mirë dhe gati për t’u përballur me Izraelin. Kam deklaruar se në role të ndryshme jemi në emergjencë dhe kemi thirrur lojtarë edhe pa luajtur. Nuk e kam thirrur Ramadanin, sepse kam zgjedhur eksperiencën. Sa i përket Kaçes nuk ka luajtur shumë, jua them me siguri. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, kemi rikuperuar shumë lojtarë dhe shpresoj që të fitojmë. Do ta shohim nesër. Jemi mbështetur tek eksperienca. Shpresojmë që me rikuperimin e shumë lojtarëve, të kthejmë eksperiencën. Kemi parë ndeshjet me Shqipërinë këtu dhe në Izrael. Skuadra ka ndryshuar, është trajneri i ri me me lojtarë të rinj. Kemi pak informacion. Për mua vlen vetëm Izraeli, pasi të mbarojë ndeshja e parë, të shtunën atëherë do të flasim për Skocinë. Trajnerin e ri te Izraelit e njoh se ka punuar me përfaqësuesen olimpike të SHBA. Do të jemi përballë njëri-tjetrit dhe i uroj fat.”
Kapiteni Ansi Agolli për mediat u shpreh: ” Duhet të jemi gati sa herë na therret kombëtarja. Vijmë këtu, japim ndihmën dhe eksperiencën tonë brenda dhe jashtë fushe. Bëjmë punën tonë, duke dhënë maksimumin.
Nuk më duket që kam ikur ndonjëherë nga skuadra. Janë po të njëjtët djem dhe disa prurje të reja, ata duhet ta fitojnë vetë vendin. Klima është e mirë dhe kemi punuar për ndeshjen e radhës. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet. Madje te këto humbje grupi ka nxjerrë mësime. Është pak herët të flasim. Është një eksperiencë e re. Objektivi i parë është të bëjmë një paraqitje të mirë dhe ta fitojmë ndeshjen. Më pas duhet të shohim ecurinë, të mendojma nga ndeshja në ndeshje. Kemi eksperiencë jo të mirë me Izraelin në Shqipëri. Atrëherë ndikuan shumë faktorë. Mendoj që nuk dhamë atë që duhet, u ndëshkuam me karton të kuq, pësuam gol… Atëherë nuk dhamë atë që donim. Është një ndeshje e re, diçka tjetër. Nuk mund ta bëjmë lidhjen me eliminatoret e Europanit. T’i lëmë pas ato që kanë ndodhur në miqësore, është një fillim i ri dhe duhet të jemi gati dhe besoj se jemi gati për Izraelin”,-theksoi Ansi Agolli.