Shorti i U-21, Shqipëria njeh rivalët dhe kalendarin - FSHF

Shorti i U-21, Shqipëria njeh rivalët dhe kalendarin

Sot në Zvicër është hedhur shorti i Eliminatoreve për Kampionatin Europian të U-21. Shqipëria do të jetë në grupin 3 sëbashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, është përcaktuar edhe kalendari i plotë i Eliminatoreve ku ekipi Kombëtar U-21 i drejtuar nga Alban Bushi do të fillojë ndeshjet eliminatore në 23 Mars 2019 kundër Turqisë në shtëpi dhe i përfundon në 13 Tetor 2020 në ndeshjen me Anglinë në transfertë.

23 Mars 2019     Shqipëri-Turqi
26 Mars 2019     Andorra-Shqipëri
7 Qershor 2019  Turqi-Shqipëri
9 Shtator 2019   Shqipëri-Austri
15 Tetor 2019     Shqipëri-Kosovë
15 Nëntor 2019  Shqipëri-Angli
27 Mars 2020    Kosovë- Shqipëri
4 Shtator 2020  Austri-Shqipëri
8 Shtator 2020  Shqipëri-Andorra
13 Tetor 2020    Angli-Shqipëri