Shorti për ndeshjet e play-off në Kategorinë Superiore U-17 & U-19 - FSHF

Shorti për ndeshjet e play-off në Kategorinë Superiore U-17 & U-19

Sot në orën 11:00 në Federatën Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i  play-off për Kategorinë Superiore, moshat U-17 & U-19. Nën drejtimin e specialistit të Sektorit të Garave, Eraldi Shera, tetë skuadrat e të dyja grupmoshave, grupet A dhe B kanë njohur kundërshtaret e tyre. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz në datën 18 maj.

Kategoria Superiore U-17

Tirana v Teuta ora 10:00
Shënkolli v Flamurtari ora 12:00

Kategoria Superiore U-19

Shkëndija TR v Besa ora 10:00
Vllaznia v Flamurtari ora 12:00