Shorti i gjysëm finaleve për Kupën e Shqipërisë - FSHF

Shorti i gjysëm finaleve për Kupën e Shqipërisë

Sot në orën 11:00 në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, është hedhur shorti për gjysëm finalet e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 67-të.

Hedhjen e shortit e moderoi Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i sektorit të Garave Lysien Nurishmi. Ekipet që arritën deri në këtë fazë ishin, Kukësi, Skëndërbeu, Luftëtari dhe Tirana. Pas shortit të hedhur ndeshjet e para do të jenë në datën 24 prill dhe ndeshjet e kthimit do të zhvillohen me 8 maj. Këto janë ciftet gjysëm finaliste të Kupës së Shqipërisë 2018-2019:

Kukësi-Skëndërbeu
Luftëtari-Tirana

Finalja do të luhet në datën 2 qershor 2019.