Shkëndija e Tiranës U-17, fituese e Grupit B në Kategorinë Superiore - FSHF

Shkëndija e Tiranës U-17, fituese e Grupit B në Kategorinë Superiore

Shkëndija e Tiranës U-17 është shpallur edhe zyrtarisht fituese e Grupit B të Kategorisë Superiore. Skuadra kryeqytetase, e cila e kishte siguruar tashmë matematikisht kryesimin e këtij grupi, luajti edhe takimin e fundit ndaj Football Republic U-17, që përfundoi me rezultatin 0-1.
Në përfundim të sfidës së zhvilluar në kompleksin “Football Republic” në Petrelë, ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur, Sulejman Mema i dorëzoi Shkëndijës së Tiranës kupën e fitueses së Grupit B.