Sfidat me Kosovën, Kazakistanin & Bjellorusinë, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares - FSHF

Sfidat me Kosovën, Kazakistanin & Bjellorusinë, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga e diela grumbullimin për tre ndeshjet e radhës, miqësoren kundër Kosovës (11 nëntor) dhe dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit (15 nëntor) dhe kundër Bjellorusisë (18 nëntor).

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të përfaqësueses kuqezi për këto tre ndeshje.

Në ditët në vijim të grumbullimit do t’ju bëjmë me dije edhe futbollistët që do të dalin në konferencë për shtyp.

E hënë, 9 nëntor

  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 10 nëntor

  • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes miqësore me Kosovën, ORA 13:00, në kompleksin Tropikal, Durrës
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës, ORA 13:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 11 nëntor

Ndeshja miqësore:

 Shqipëri-Kosovë, ORA: 16:00, stadiumi “Elbasan Arena”

E enjte,12 nëntor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, Durrës ORA 13:15.
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 13 nëntor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, Durrës ORA 13:15.
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

 (E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 14 nëntor

  • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Kazakistanin ORA 13:00, në kompleksin Tropikal, Durrës
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës, ORA 13:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E dielë, 15 nëntor

Ndeshja zyrtare e Nations League, Liga C

SHQIPËRI- KAZAKISTAN, ora 18:00, stadiumi “Air Albania”

E hënë, 16 nëntor

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në kompleksin Tropikal, Durrës ORA 13:15.
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 17 nëntor

  • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja së bashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Bjellorusinë, ORA 13:00, në kompleksin Tropikal, Durrës
  • Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, Durrës, ORA 13:30

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 18 nëntor

Ndeshja zyrtare e Nations League, Liga C

SHQIPËRI-BJELLORUSI, ora 16:00, stadiumi “Air Albania”

 Shënim: Programi është subjekt i ndryshimeve.

ZYRA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN NË FSHF