Seminari i licensimeve në Air Albania Stadium, referojnë përfaqësues të UEFA-s - FSHF

Seminari i licensimeve në Air Albania Stadium, referojnë përfaqësues të UEFA-s

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur prej javësh ka nisur procesin e licensimit për sezonin 2020-2021, duke kryer trajnime me klubet për mjekësinë sportive, punën me sektorin e të rinjve, marketingun, në mënyrë që ti ofrohet ndihmë konkrete, të vazhdueshme dhe të qëndrrueshme çdo klubi anëtar.

Në kuadër të këtij procesi shumë dinamik që përmbledh në kompleks shumë pika dhe detyra për tu realizuar, Sektori Licensimit do të zhvillojë ditën enjte, datë 12 Dhjetor, seminarin e rradhës me administratën e lincensimeve të klubeve anëtare, për ti njohur me zhvillimet më të fundit në fushën e lincensimit për kompeticionet e UEFA-s dhe praktikat e organeve juridike. Për klubet anëtare, një fokus të veçantë do ta marrë edhe mënyra e plotësimit të kritereve për lincensim. Ky seminar, që do të udhëhiqet nga përfaqësuesit e UEFA-s, Daniele Bernardi dhe Alexis Angelopoulos, është i ndarë në dy sesione.

Sesioni parë, që fillon në orën 09:30, do të jetë për përfaqësuesit teknik të klubeve anëtare, juristët dhe ekonomistët. Sesioni dytë është me anëtarët e trupave gjykuese të komisionit të licensimit, të komisionit të apelit si edhe ekspertët e kritereve.