Seminari i Liçensimit, Topçiu e Gjini në Budva për fair-playin financiar të klubeve - FSHF

Seminari i Liçensimit, Topçiu e Gjini në Budva për fair-playin financiar të klubeve

Para pak ditësh në Budva të Malit të Zi zhvilloi punimet Seminari i UEFA-s me temë “Liçensimi i Klubeve & Fair-Play Financiar”, workshopi vjetor i vitit 2017. Prezentë në këtë event ishin të 55 Shoqatat anëtare të UEFA-s si dhe të ftuar (Drejtues të Departamenteve të Menaxhimit dhe të Liçensimit nga Konfederatat e Azisë, Afrikës, Amerikës së Veriut dhe të Jugut, si dhe të FIFA-s.

Shqipëria në një event të tillë me shumë rëndësi u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Kryetar i Komisionit te Licensimit si dhe nga Eduard Gjini Menaxher i Liçensimit të FSHF-së. Ky seminar u ndal dhe trajtoi tema si:

– Struktura e re e organizimit te UEFA-s për Liçensimin

– Hyrje në Qëndrën e Inteligjencës së UEFA-s

Ndërsa në lidhje me vendimet e Licensimit të Klubeve për vitin 2017, të gjithë anëtarët u njohën me një një paraqitje të përgjithshme mbi aktivitetet bazë, si dhe morën një përmbledhje të vendimeve të Liçensimit për vitin 2017. Po kështu, në këtë seminar me shumë peshë, të gjithë përfaqësuesit e 55 anëtarëve të UEFA-s u ndalën edhe në trajtimin e çështjeve si:

– Investigimi i proçesit të Monitorimit të Klubeve

– Të ardhurat e përfituara nga Klubet nga transferimi i lojtarëve

– Refuzimi i Liçensave nga Shoqatat anëtare dhe mënyra e kualifikimit të klubeve, të cilave i është dhënë Liçensa

– Funksionimi i Departamentit të Liçensimit të UEFA-s

– Në të gjitha diskutimet u tregua eksperienca e secilës konfederatë në lidhje me Monitorimin dhe Proçesin e Liensimit të Klubeve. Theksi i të gjitha diskutimeve u vu në proçesin e Monitorimit dhe Licensimit te Klubeve, problemeve të Fair-Play financiar, plotësimit të të gjithë dokumentacionit të Liçensimit, si dhe të Paketave financiare në Afatet kohore të përcaktuara, nga ana e klubeve.