Seminar për përgatitjen fizike, FSHF sjell eksperten kroate - FSHF

Seminar për përgatitjen fizike, FSHF sjell eksperten kroate

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një seminar me të gjithë përgatitësit atletik të ekipeve kombëtare meshkuj dhe femra, me synimin për të sjellë eksperiencën më të mirë teorike dhe praktike që i nevojiten një skuadre për të pasur kondicionin e duhur fizik dhe atletik.

Seminari është drejtuar nga Tamara Despot, përgatitësja atletike e Akademisë së Dinamos së Zagrebit, ekipit të parë kroat si edhe Kombëtares kroate të femrave, e cila në ciklin e leksioneve të përgatitura trajtoi mënyrën sesi përgatitësit atletik dhe trajnerët duhet të përgatisin testimet dhe stërvitshmërinë e skuadrave. Në këtë trajnim morën pjesë edhe trajnerët e ekipeve Kombëtare shqiptare nga U-21 deri te U-15, dhe sëbashku me përgatitësit atletik ndoqën dhe një seancë praktike të testimeve fizike dhe ushtrimeve që zhvillohen gjatë një stërvitje të zakonshme.

Tamara Despot u ftua në Shqipëri nga Drejtori Teknik Dzemal Mustedanagic, cili vlerësoi shumë seminarin e zhvilluar nga Despot dhe theksoi se bashkëpunimi me ekspertë të njohur do të vazhdojë gjatë të gjithë vitit në grumbullimet e ekipeve Kombëtare meshkuj dhe femra.