Seminar me arbitrat dhe vëzhguesit në Zyrat Rajonale - FSHF

Seminar me arbitrat dhe vëzhguesit në Zyrat Rajonale

Sektori i Arbitrimit në kuadër të edukimit të arbitrave dhe vëzhguesve, në qytetet e Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës, ka organizuar një seminar teorik me arbitrat e Kategorisë së Dytë, Kategorisë së Tretë (ku merrnin pjesë edhe të gjithë arbitrat në moshë shumë të re) si edhe vëzhguesit e zonave rajonale. Seminari u organizua për ti dhënë sa më shumë mundësi arbitrave/asistentëve të jenë të përditësuar me Rregulloren e Lojës, për problematikat e arbitrimit nga fillimi i sezonit 2019/2020, ku ata marrin pjesë dhe informacione të tjera të nevojshme. Pikat kryesore të cilat u diskutuan në seminar janë:

Faulli
Prekjet me dorë
Puna në ekip/bashkëpunimi
Pozicioni jashtë loje

E vecanta e këtij seminari është se në rolin e instruktorëve ishin arbitrat/asistentët e FIFA-s të cilët për vetë eksperiencën e tyre brenda kampionateve tona sjellin dhe atë ndërkombëtare gjë e cila do ti ndihmojë arbitrat e rinj në performancë. Të pranishëm në këto seminare, ishin edhe anëtarët e KA të cilët së bashku me kolegjiumet pritëse janë përgjegjës për organizimin.

I njëjti përditësim shkon edhe për vëzhguesit për të cilët organizimi i dy seminarëve gjatë sezonit(seminari i Gushtit dhe ai i Janarit) nuk i plotëson ata me informacionet e nevojshme në lidhje me situatat e ndryshme që i ndodhin arbitrit/asistentit gjate një ndeshje futbolli.


Duke kontrolluar karten...