SELEKSIONIMET, PËRZGJIDHEN LOJTARËT E KOMBËTARES RAJONALE FIER - FSHF

SELEKSIONIMET, PËRZGJIDHEN LOJTARËT E KOMBËTARES RAJONALE FIER

Pas Durrësit e Tiranës ka vijuar puna me fazen seleksionuese të lojtarëve të datëlindjes 2002 për të formuar kombetaren rajonale të zonës së Fierit. Kjo, sipas plan-grafikut të Sektorit të ekipeve kombëtare. Radha vazhdon të jetë për datëlindjet 2002. Ne këtë seleksionim të sotëm ishin prezentë në fushë 68 futbollistë nga ekipet pjesëmarrëse në kampionatin rajonal të moshave për zonën e Fierit, por edhe lojtarë që aktivizohen në Kategorinë Superiore dhe atë të parë me skuadrat e kësaj zone. Futbollistët zhvilluan gjatë ditës së sotme të seleksionimit 3 ndeshje, 10+1 lojtare në fushë me dy pjesë nga 30 minuta secila. Këta lojtarë të kësaj moshe, të vitlindjes 2002 u vëzhguan nga një komision me specialistë nga FSHF: Sulejman Demollari, Erion Bogdani, dhe Dritan Babamusta. Në të gjitha seleksionimet e deritanishme e deri në fund vlerësimet përkatëse nga specialistët e caktuar bëhen vetëm duke evidentuar numërat e lojtarëve që futen në fushë në bateritë respektive dhe me ngjyra të vecanta të jelekëve që mbajnë gjatë lojës.

Në fund, pas përzgjedhjes së lojtarëve përpilohet edhe lista emërore. 


Duke kontrolluar karten...