Seleksionimet në Itali, Greqi, Gjermani dhe Danimarkë, njihuni me detajet - FSHF

Seleksionimet në Itali, Greqi, Gjermani dhe Danimarkë, njihuni me detajet

Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF-së, zbulon datat e seleksionimeve jashtë Shqipërisë për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë. Në lidhje me seleksionimet ju njoftojmë në lidhje me datat dhe vendet ku do të kryhen përzgjedhjet si mëposhtë:

Seleksionimet në Itali dhe Greqi, datëlindjet: 2004, 2005, 2006, 2007.

25 Nëntor 2019 në Milano, ora 10:00 (Lombaria Uno, Via Francesco Cilea, 116 Milano)
26 Nëntor 2019 në Romë, ora 10:00 (Urvetevere, via della Pisana, 379 Roma)
27, 28 Nëntor 2019 në Athinë, ora 09:00 (Qendra sportive Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos,Athine)

Seleksionimet në Gjermani dhe Danimarkë, datëlindjet 2002,2003,2004,2005,2006

14 Dhjetor 2019 në Frankfurt, ora 10:00 (Heinrich-Graf-Sportanlage, Am Sportfeld 16, 65760 Eschborn)
15 Dhjetor 2019 në Kopenhagen,  ora 12:00 (Herlev stadion Tvedvangen 200, 2730 Herlev)

Pjesë e këtij stafi vëzhgues për të ndjekur seleksionimet do të jenë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.