Seleksionimet/ FSHF mbyll përzgjedhjet në Itali & Greqi, ja kur zhvillohen në Gjermani & Danimarkë - FSHF

Seleksionimet/ FSHF mbyll përzgjedhjet në Itali & Greqi, ja kur zhvillohen në Gjermani & Danimarkë

Pavarësisht pezullimit të të gjitha aktiviteteve futbollistike nga ana e FSHF për tu solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti, sektori i ekipeve kombëtare ka vijuar seleksionimet jashtë vendit për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.

Ky tur përzgjedhës, ka filluar nga qyteti i Milanos, më datë 25 nëntor ku kanë marrë pjesë 110 fëmijë të datëlindjeve 2004, 2005, 2006 dhe 2007. Në datën 26 nëntor gjatë seleksionimeve në Romë, kanë marrë pjesë 60 fëmijë, dhe gjatë ditës së djeshme dhe sot në Athinë kanë marrë pjesë plot 130 futbollistë.

Talentët e rinj do të jenë në vëmendjen e FSHF, jo vetëm në Shqipëri por edhe në kryeqendrat evropiane. Seleksionimet në Gjermani dhe Danimarkë, me datëlindjet 2002,2003,2004,2005 dhe 2006, do të zhvillohet si më poshtë:

14 Dhjetor 2019 në Frankfurt, ora 10:00 (Heinrich-Graf-Sportanlage, Am Sportfeld 16, 65760 Eschborn)
15 Dhjetor 2019 në Kopenhagen, ora 12:00 (Herlev stadion Tvedvangen 200, 2730 Herlev)

Pjesë e këtij stafi vëzhgues për të ndjekur seleksionimet janë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.