Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF-së, ka vijuar ditën e sotme me seleksionimet jashtë vendit për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë. Ky tur përzgjedhës, ka filluar nga qyteti i Milanos ku kanë marrë pjesë 110 fëmijë të datëlindjeve 2004, 2005, 2006 dhe 2007. Talentët e rinj do të jenë në vëmendjen e FSHF, jo vetëm në Shqipëri por edhe në kryeqendrat evropiane. Nesër, grupi i punës do të vijojë në Romë, sipas programit më poshtë:
26 Nëntor 2019 në Romë, ora 10:00 (Urvetevere, via della Pisana, 379 Roma)
27, 28 Nëntor 2019 në Athinë, ora 09:00 (Qendra sportive Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos, Athine)
Seleksionimet në Gjermani dhe Danimarkë, me datëlindjet 2002,2003,2004,2005 dhe 2006
14 Dhjetor 2019 në Frankfurt, ora 10:00 (Heinrich-Graf-Sportanlage, Am Sportfeld 16, 65760 Eschborn)
15 Dhjetor 2019 në Kopenhagen, ora 12:00 (Herlev stadion Tvedvangen 200, 2730 Herlev)
Pjesë e këtij stafi vëzhgues për të ndjekur seleksionimet janë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.

















