Sektori i arbitrimit, seminar me arbitrat dhe vëzhguesit - FSHF

Sektori i arbitrimit, seminar me arbitrat dhe vëzhguesit

Sektori i arbitrimit, në kuadër të ‘’Programit të edukimit’’ organizoi seminarët rajonalë me arbitrat, asistentët dhe vëzhguesit e kolegjiumeve: Korçë, Pogradec, Durrës, Kavajë, Peqin, Tiranë, Elbasan dhe Fier.
Objekti i këtyre seminareve ishin:
1.Si duhet të reagojë arbitri/asistenti në situatatat e ‘’pengimit të një sulmi drejt portës’’
2.Masat ndëshkimore në situatat e ndërhyrjeve të shkujdesura, moskokëcarëse dhe të sjelljeve.
3.Shkeljet brenda zonës së penalltisë dhe reagimi i arbitrit/asistentit(simulim dhe penallti)

Për vëzhguesit:
1.Vlerësimi i saktë për rastet kur arbitri ndëshkon faullat me masa disiplinore (KV ose KK)
2.Mënyra e të artikuluarit në raportin e vëzhguesit.

Këto seminare u organizuan në qytetet e Elbasanit dhe Fierit, të pranishëm ishin arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Dytë dhe të Tretë si dhe vëzhguesit e tyre.