Sektori i arbitrimit dhe Komiteti i saj, mbledhje me të gjithë kolegjiumet - FSHF

Sektori i arbitrimit dhe Komiteti i saj, mbledhje me të gjithë kolegjiumet

Ditën e sotme në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit, sektori i arbitrimit në bashkëpunim me Komitetin e Arbitrimit kanë organizuar një mbledhje me të gjithë kolegjiumet në vendin tonë. Mbledhja është zhvilluar në drejtimin e Presidentit të Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit, Tahir Kastrati, njëkohësisht dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si edhe shefi i sektorit të arbitrave, Sokol Jareci. Temat kryesore të kësaj mbledhje ishin:
Rritja e standarteve të edukimit të arbitrave
Riorganizimi i disa kolegjiumeve