Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z. Ilir Shulku ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga UEFA me Sekretarët e Përgjithshëm të federatave anëtare të UEFA-s, zhvilluar në Stamboll, Turqi - FSHF

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z. Ilir Shulku ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga UEFA me Sekretarët e Përgjithshëm të federatave anëtare të UEFA-s, zhvilluar në Stamboll, Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z.Ilir Shulku ka marrë pjesë në takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm të federatave anëtare të UEFA-s, organizuar në Stamboll, Turqi, në datat 6-8 mars 2019.

Një takim tejet i rëndësishëm që kryesohej nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, z. Theodore Theodoridis. Kjo tryezë e organizmit më të lartë të futbollit europian, u përqëndrua në risinë e Strategjisë Dixhitale dhe Komerciale, që UEFA prezantoi përmes platformës OTT.  Platformë ku të gjitha federatat mund të pasqyrojnë garat dhe kompeticionet përkatëse që organizojnë. Parimisht federatat anëtare dakortësuan që të drejtat komerciale për kompeticionet me ekipet kombëtare A, të vijohet ti jepen në formë të centralizuar UEFA-s, si një eksperiencë e suksesshme.

Gjithashtu takimi shqyrtoi formatin e kompeticioneve të moshave U-17 dhe U-19, me disa ndryshime që favorizojnë frekuencën e ndeshjeve dhe aktivizimin e lojtarëve të ketyre grup moshave. Poashtu në takim u diskutua edhe mbi qëndrimin e UEFA-s mbi propozimet e FIFA-s lidhur me riformatimin e Kupës së Botës për Klube dhe Ligen e Kombeve Globale.

Sekretari i Pergjithshëm z. Shulku zhvilloi takime dypalëshe me përfaqësues të UEFA-s dhe federatave anëtare ku paraqiti edhe qëndrimin e Federates Shqiptare te Futbollit në të njëjtën linjë me atë të institucionit qendror evropian të futbollit.