Rinovimi i licensave UEFA B – A - PRO, ja afatet finale - FSHF

Rinovimi i licensave UEFA B – A – PRO, ja afatet finale

Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, bën me dije se java e ardhshme është edhe java e fundit për të rinovuar licensat UEFA B, UEFA A dhe UEFA Pro.

Të gjithë trajnerët që zotërojnë këto licensa, të cilat kanë një kohëzgjatje tre vjeçare dhe kanë përfunduar afatin e tyre, nuk do të lejohen të drejtojnë në sezonin e ri nëse nuk bëjnë rinovimin pranë Shkollës së Trajnerëve në Qendrën Sportive Kamëz.

Rinovimi do të kryhet sipas këtij programi:

UEFA B – E hënë dhe e martë, datë 19-20 Gusht, nga ora 09:00, Kamëz

UEFA A – E mërkurën dhe e enjte, datë 21-22 Gusht, nga ora 09:00, Kamëz

UEFA Pro – E premte dhe e shtunë, datë 23-24 Gusht, nga ora 09:00, Kamëz

*Të gjithë trajnerët duhet të paraqiten me licensën e vjetër, një foto dhe mandat pagesën prej 1 mijë lekësh. Pagesa bëhet pranë Union Bank.