Rinovimet e licensave UEFA Pro – A – B: Ja datat - FSHF

Rinovimet e licensave UEFA Pro – A – B: Ja datat

Sektori Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka bërë publik datat e rinovimit të licensave UEFA Pro, UEFA A dhe UEFA B.

Vlefshmëria e licensave është 3 vjeçare dhe trajnerët që zotërojnë këto licensa dhe e kanë plotësuar këtë kohëzgjatje duhet të paraqiten në Shkollën e Trajnerave në Qendrën Sportive Kamëz nga data 20 deri në 25 Maj, ku mund të aplikojnë dhe plotësojnë dokumentat për rinovimin e licensës së tyre.

Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë të Sektorit të Edukimit, për vazhdimin e vitit 2019:

Rinovim Licensa B-A-PRO (20-25 Maj)
UEFA B-31    (3 Qershor – 6 Korrik)

UEFA PRO-7      (2-10 Shtator)
Tr.Për.Fizike       (16 Shtator-5 Tetor)
UEFA PRO-7      (7-15 Tetor)
UEFA B-32         (21 Tetor-9 Nëntor)
UEFA PRO-7      (11-19 Nëntor)
UEFA B-32         (25 Tetor-30 Nëntor)
Fizioterapist       (2-21 Dhjetor)