Revolucion teknologjik në futbollin shqiptar, lind Departamenti Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit - FSHF

Revolucion teknologjik në futbollin shqiptar, lind Departamenti Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit

Federata Shqiptare e Futbollit ka lancuar ditën e sotme krijimin e Departamentit të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit. Kjo strukturë e re përfaqëson një risi të madhe, strukturë e cila do të ndihmojë shumë në rritjen e futbollit e futbollit shqiptar duke e afruar atë me standartet më të larta të futbollit europian dhe atij botëror.

Në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, përshëndeti të gjithë drejtuesit e klubeve, trajnerët dhe stafet e ekipeve kombëtare që ishin të pranishëm, dhe shpjegoi për të pranishmit se nga lindi ideja e krijimit të kësaj strukture të re. “ Ideja e këtij departamenti lindi nga nevoja për të zhvilluar dhe asistuar klubet në Shqipëri, me tendencat më të fundit mbi analizën e ndeshjeve, perfomancave sportive, si dhe hapjen ndaj inovacionit teknollogjik për të përmirësuar stërvitshmërinë në nivel klubesh dhe tek skuadrat kombëtare. Këto janë pjesë të rëndësishme  të objektivave që ne i vendosëm vetes në Asamblenë e fundit katër vjeçare dhe Vizionit 2030. Ky Departament do të ndihmojë shumë në rritjen e futbollit shqiptar në shumë drejtime, duke e afruar atë me futbollin e madh europian dhe botëror”, u shpreh Shulku në fjalën e tij.

Më pas Alarico Rosi, drejtuesi i Departamentit, bëri një përshkrim të detajuar të organizimit dhe funksionimit të Departamentit. Ky departament do të ndihmojë dhe asistojë klubet në Shqipëri, duke sjellë tendencat më të fundit mbi analizën e ndeshjeve, performancave sportive dhe hapjen ndaj inovacionit teknollogjik, me synim përmirësimin e stërvitshmërisë në nivel klubesh por edhe te skuadrat kombëtare. FSHF i ka ofruar klubeve të Kategorisë Superiore dhe disa klubeve të Kategorisë së Parë, nga dy llogari në platformën Wyscout, platforma më e madhe në botë për të dhëna ndeshjes dhe lojtarësh e cila asiston klubet e Juventusit, Bajern Mynih, Manchester United dhe shumë kombëtare të mëdha. Kjo platformë i jep mundësi klubeve të sigurojnë të dhëna statistikore mbi ndeshjet që ato kanë zhvilluar, ndeshjet e rradhës që do të duhet të përgatisin, të monitorojnë dhe marrin informacion për lojtarë në 124 shtete të botës dhe 400 kampionate. Në të njëjtën kohë FSHF do ti ofrojë falas, ashtu si aksesi në Wyscout, kurse për video-analistë klubeve të Kategorisë Superiore dhe klubeve të interesuara nga Kategoria e Parë. Një investim gjigand nga Federata për futbollin shqiptar, pjesë e objektivave të vendosur në Asamblenë e fundit dhe Vizionit 2030 për futbollin shqiptar.

Skautizmi është një element shumë i rëndësishëm i këtij Departamenti, dhe do ti japë, klubeve dhe FSHF-së, mundësinë për të kërkuar dhe ndjekur mijëra futbollistë shqiptarë në të gjithë botën, për të mos humbur asnjë prej tyre. Duke pasur dhe një video-analistë në stafin e çdo skuadre kombëtare dhe klubeve, sebashke do të kemi mundësi të kontrollojmë të gjithë futbollistët në rrugëtimin e tyre në çdo skuadër.

Inovacioni do të zhvillohet nëpërmjet projekteve që do ti japin avantazhe të mëdha të gjithë lëvizjes futbollistike në Shqipëri. Federata do të bashkëpunojë edhe me homologë europianë për të përmirësuar njohuritë në këto drejtime dhe për të ndërtuar partneritete prioritare. Me këtë Departament të Analizës, Skautizmit dhe Inovacionit janë hedhur hapa të rëndësishëm cilësor përpara në kuadër të politikave dhe strategjive të FSHF për të rritur në çdo aspekt futbollin në Shqipëri.