REKORD.Shqiperia ngjit 16 shkalle ne Listen e FIFA-s - FSHF

REKORD.Shqiperia ngjit 16 shkalle ne Listen e FIFA-s

Shqiperia ka ngjitur menjehere 16 shkalle ne listen e FIFA-s  duke u pozicionuar ne vendin e 48-te. Gjithcka ka ardhur nga rezultatet e fundit ku vecohen fitorja 0-1 ne Oslo kunder Norvegjise per Eliminatoret e Kupes se Botes Brazil 2014. Dhe fitorja  ne takimin miqesor te Tiranes 4-1 peralle Lituanise. Te dy keto fitore te kuqezinjve tane e kane ngritur Shqiperine menjehere perkrah emrave te njohur te futbollit boteror.