PROJEKTI “TOPI YT”, MBI 750 KLUBE MARRIN TOPAT FALAS NGA FSHF - FSHF

PROJEKTI “TOPI YT”, MBI 750 KLUBE MARRIN TOPAT FALAS NGA FSHF

Ka përfunduar në mbi 95% në të gjitha klubet e futbollit në të gjithë Shqipërinë, që nga Kategoria Superiore, e deri te klubet e moshave më të vogla, proçesi i shpërndarjes së topave, një projekt konkret dhe tashmë faktik I Federatës së Futbollit. Të gjitha klubet që janë të rregjistruara, dhe të federuara në të gjitha garat kombëtare të FSHF-së janë pajisur tashmë me topa falas. Projekti i topavë është lançuar në muajin qershor dhe klubet më pas sipas një grafiku të caktuar kanë vijuar me tërheqjen e tyre. Kanë mbetur fare pak klube në zonat rajonale të cilat pasi të kenë përfunduar edhe proçesin e rregjistrimit dhe pjesëmarrjes në garë (janë në proçes përmbyllës) do të tërheqin edhe ato falas, kuotat e tyre të topave të planifikuar. Lënda e parë, top i lojës është tashmë një projekt i ezauruar për 158 ekipe që nga Superiorja e deri te femrat, futsalI, si dhe 626 skuadra në të gjitha zyrat rajonale në të gjithë Shqipërinë në moshat: U-7, U-9, U-11, U-13, U-15, U-17 dhe U-19.

Klubet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë kanë marrë sipas plan-shpërndarjes nga 40 topa secili, teksa të rinjtë e kampionateve U-17 dhe U-19 superiore dhe të parë së bashku me skuadrat e femrave kanë marrë nga 30 topa secili. 

Kuotat e shpërndara në klube

10 klubet e Superiores                                    40 topa

20 klubet e Kategorisë së Parë                         40 topa

26 klubet e Kategorisë së Dytë                         40 topa

20 klubet e U-19 Superiore                              30 topa

20 klubet e U-19 Kategoria e Parë                    30 topa

20 klubet e U-17 Superiore                              30 topa

20 klubet e U-17 Kategoria e Parë                    30 topa

10 Skuadrat e futbollit të femrave                    30 topa

6 skuadrat e U-15 rajonale                              20 topa

6 skuadrat e U-17 rajonale                              20 topa

ZYRAT RAJONALE – SHPËRNDARJA

40 skuadrat e U-7                                          10 topa

59 skuadrat e U-9                                          10 topa

125 skuadrat e U-11                                      10 topa

164 skuadrat e U-13                                      20 topa

136 skuadrat e U-15                                      20 topa

68 skuadrat e U-17                                        20 topa

34 skuadrat e U-19                                        20 topa

 


Duke kontrolluar karten...