PROJEKTI “GROW” SOT TE “SHKOLLA E KUQE” DHE ME FËMIJËT E SHKOLLËS “SKËNDER ÇAÇI” - FSHF
grow ne shkollet e kuqe femijet

PROJEKTI “GROW” SOT TE “SHKOLLA E KUQE” DHE ME FËMIJËT E SHKOLLËS “SKËNDER ÇAÇI”

Vijon në shkollat e Tiranës ora e futbollit, pjesë e zbatimit të projektit “Grow”, për fëmijët (djem dhe vajza) në shkollat publike. Në vitin e parë sipas marëveshjes me MARS, këtë të martë fëmijët e shkollës së Kuqe në Kryeqytet, si dhe në ambjentet e shkollës tjetër “Skënder Çaçi” në orën e edukimit fizik realizuan futbollin, me pak ushtrime të vogla dhe më pas me lojëra me përfshirjen e djemve dhe vajzave të klasave të para, të dyta dhe të treta. Paralelisht, edhe në shkolla të ndryshme në zonat e tjera në Durrës, Elbasan, e Shkodër, koordinatorët përkatës të FSHF-së në kooperim të ngushtë me mësuesit e fiskulturës po realizojnë orën e futbollit. Një afeksion shumë i madh i fëmijëve me futbollin të cilët ishin pjesë e argëtimit, duke u bërë pjesë e lojës. Nga një projekt i tillë që UEFA ka nisur ta vërë në zbatim, kryesisht në disa nga vendet e Europës Perëndimore përfitojnë fëmijët e moshave 7 deri 9 vjeç që janë në shkollat e ndryshme publike. Një projekt ambicioz me kosto zero për prindërit.

Në këto ditë të para të afrimit të fëmijëve me futbollin në orën e edukimit fizik rikonfirmohet edhe pasioni që këta fëmijë kanë për këtë sport. Për faqen zyrtare të FSHF-së në web, koordinatori qëndror i projektit, Andi Zëre citon: “Që nga dita e hënë e në vijim, jemi së bashku me kolegët në shkolla të ndryshme në kryeqytet, por jo vetëm, pasi koordinatorët rajonalë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me zyrat rajonale po ndjekin ecurinë e projektit. Çdo ditë jemi në shkolla të ndryshme ku shikojmë që fëmijët e duan futbollin, dhe qëllimi kryesor i projektit është përkrahja e këtij pasioni dhe argëtimi i fëmijëve me këtë lojë magjike. Të gjithë koordinatorët ndjekin rigorozisht procesin në shkolla të ndryshme dhe asistojnë për çdo gjë duhet e nevojitet, në bashkëpunim me mësuesit e edukimit fizik”.


Duke kontrolluar karten...