PROGRAMI MEDIATIK DHE STËRVITOR I EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT PËR NDESHJET ME JORDANINË DHE IZRAELIN - FSHF

PROGRAMI MEDIATIK DHE STËRVITOR I EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT PËR NDESHJET ME JORDANINË DHE IZRAELIN

Zyra e PR dhe e Komunikimit pranë FSHF-së bën publik sot edhe programin mediatik dhe atë stërvitor të ekipit kombëtar A të futbollit, për ndeshjen miqësore me Jordaninë, të mërkurën në datë 10 tetor, dhe takimin zyrtar eleminator me Izraelin në Ber Sheva në 14 tetor.

Për shkak të nisjes së grumbullimit të skuadrës përfaqësuese në datë 8 tetor (e hënë), sipas programit të zyrës së PR dhe komunikimit të FSHF-së, konferenca për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar, mister Christian Panucci do të zhvillohet ditën e martë, (një ditë përpara ndeshjes), në “Elbasan Arena” në orën 18.45, ku trajneri do ti përgjigjet të gjitha pyetjeve për median. Për shkak të afërsisë së ditëve, këtë herë do të zhvillohet një konferencë e vetme si për grumbullimin, edhe për miqësoren, me ditën përpara ndeshjes miqësore që përkon, pra të martën në Elbasan, në orën 18.45.

Më poshtë do të mund të gjeni edhe programin e detajuar të ekipit kombëtar, për këto dy takime:

PROGRAMI MEDIATIK DHE STËRVITOR I EKIPIT KOMBËTAR