Prioriteti: FSHF mbështet fuqishëm futbollin e femrave - FSHF

Prioriteti: FSHF mbështet fuqishëm futbollin e femrave

Komiteti Ekzekutiv, ka miratuar sot strategjinë e prioritetit më të madh të futbollit shqiptar, zhvillimit të futbollit të femrave, e cila bazohet edhe në kërkesat e UEFA-s, ku çdo klub i Kategorisë Superiore duhet të ketë detyrimisht një ekip femrash për sezonin 2021-2022. Pjesa kryesore e buxhetit për zhvillimin e futbollit të femrave do të orientohet në këto drejtime:

-Do të paguhen me paga mujore të gjitha futbollistet vajza, trajnerët dhe stafet e tyre, duke mbuluar pagesa deri në 30.000 lekë në muaj për futbolliste.

-Do të stimulohen dhe mbështeten skuadrat U-13 dhe U-15 të klubeve të Kategorisë Superiore, por jo vetëm. Do t’i jepet përparësi edhe formimit të ekipeve U-13 në të gjithë Shqipërinë, të subvencionuara nga FSHF, në mënyrë që të krijohet një bazë sa më e gjerë për të ardhmen e futbollit të femrave.

-Do të stimulohen mbi 60 ekipe shkollash 9-vjeçare të vendit, ku FSHF do të kontribojë me bazën materiale si uniforma e topa, programe stërvitore si dhe stimuj financiarë për mësueset e edukimit fizik të cilët do të jenë trainerë të këtyre ekipeve.

Ky vendim i rëndësishëm synon të mbështesë zhvillimin e futbollit të femrave, prioritet i deklaruar i FSHF.