Presidenti i UEFA-s, z. Čeferin dhe Presidenti i Federatës Hollandeze, z.Van Praag letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit

Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë mesazhe, telefonata, dhe telegrame zyrtar nga Presidenti i UEFA-s, z.Aleksander Čeferin, Presidenti i Federatës së Futbollit të Hollandës, z.Michael van Praag dhe shumë përsonalitete të futbollit evropian dhe botëror.

Në letrën e tij, Presidenti Ceferin shprehet:

I dashur Armand,
Ju përcjellim ngushëllimet tona të thella për viktimat e tërmetit, zemrat tona janë me familjet e tyre!
Sinqerisht,
UEFA
Aleksander Čeferin
President
Faksimile e letrës së Presidentit të UEFA-s:

Faksimile e letrës së Presidentit të Federatës së Futbollit të Hollandës: