PRESIDENTI I FIFA-s GIANNI INFANTINO, SË SHPEJTI VIZITON SHQIPËRINË! - FSHF
Armand Duka, Gianni Infantino

PRESIDENTI I FIFA-s GIANNI INFANTINO, SË SHPEJTI VIZITON SHQIPËRINË!

Presidenti i FIFA-s, z.Gianni Infantino së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë takimit të sotëm në Bratislavë me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka përpara punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s shprehu kënaqësinë e tij për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë. Forcimi i partneritetit dhe vazhdimi i një bashkëpunimi të ngushtë me FIFA dhe UEFA kanë qenë në qendër të bisedës së sotme. Ndërkaq, pas mesazhit zyrtar, presidenti i FIFA përcolli urimet te presidenti Duka për rizgjedhjen, por edhe për një proces zgjedhor me standarte dhe të vlerësuar maksimalisht.


Duke kontrolluar karten...