Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino letër ngushëllimi në drejtim të Presidentit Duka për humbjen e Shyqyri Rrelit - FSHF

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino letër ngushëllimi në drejtim të Presidentit Duka për humbjen e Shyqyri Rrelit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka dërguar një letër në drejtim të Presidentit Duka, ku shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të kombëtares, Profesor Asoc. Dr. Shyqyri Rreli. Në letrën e tij, Presidenti Infantino shprehet:

Në kujtim të Shyqyri Rrelit
I dashur President,

Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta të ish-futbollistit dhe trajnerit ndërkombëtar, Prof.Shyqyri Rreli. Gjatë karrierës së tij si futbollist, Shyqyri Rreli ka përfaqësuar Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Kinës. Sa i përket klubeve që është aktivizuar, do të kujtojmë KF Erzenin, KF Tiranën dhe FK Dinamon e Tiranës, me të cilën fitoi 4 kampionate edhe 3 Kupa Shqipërie. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai e vazhdoi karrierën si trajner i kombëtares U-21 dhe kombëtares A të Shqipërisë, si edhe me klubin e Tiranës ku fitoi 2 tituj kampion. Një personalitet i jashtëzakonshëm në sportin dhe futbollin shqiptar. Kontributi i tij brenda dhe jashtë fushe nuk do të harrohet dhe ai do të na mungojë shumë. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të ndaj ngushëllimet e mia më të thella tek Federata Shqiptare e Futbollit , familja e Shyqyri Rrelit, si edhe të gjithë njerëzve të tij të dashur.
Gjendemi pranë jush,
Shpresojmë që këto kujtime dhe fjalë do t’ju ndihmojnë në kalimin e kësaj situate të vështirë dhe të sjellin paqe e qetësi tek ju.

I juaji me sinqeritet,
Gianni Infantino.
Faksimile e letrës së Presidentit të FIFA-s: