PRESIDENTI I FFK-SË, Z.FADIL VOKRRI URON Z.DUKA PËR RIZGJEDHJEN NË KRYE TË FSHF-së - FSHF

PRESIDENTI I FFK-SË, Z.FADIL VOKRRI URON Z.DUKA PËR RIZGJEDHJEN NË KRYE TË FSHF-së

Urimet për rizgjedhjen në krye të FSHF-së të Presidentit Duka edhe për katër vitet e ardhëshme, i ka përcjellë edhe Presidenti i Federatës së Kosovës, z.Fadil Vokrri. “Në emrin tim personal, por edhe të Federatës së futbollit të Kosovës, ju lutem pranoni urimet e mia për rizgjedhjen tuaj në detyrën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dëshiroj të konfirmoj edhe njëherë gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm. Shumë suksese në punën tuaj në të ardhmen”,- shkruan z.Vokrri në urimin e tij. Prezent në punimet e Asamblesë së Përgjithëshme të FSHF-së në 7 shkurt, ishin zv.presidenti z.Agim Ademi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Eroll Salihu.