Presidenti Duka i uron suksese klubeve shqiptare në sfidat europiane - FSHF

Presidenti Duka i uron suksese klubeve shqiptare në sfidat europiane

Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar ditën e sotme një mesazh urimi për sukses klubeve shqiptare, pasi kanë mësuar rivalët e tyre UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

Më poshtë dhe mesazhi i Presidentit Duka:

Suksese Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Laçit në përfaqësimin europian!

Sot skuadrat shqiptare kanë njohur kundërshtarët e tyre në kompeticionet europiane, UEFA Champions League dhe UEFA Europa League. Dua ti uroj të katër skuadrave shumë suksese në këtë garim në sfidat europiane dhe dëshiroj që të shkojnë sa më larg. Me strategji dhe objektiva seriozë për të arritur objektiva të rëndësishëm, si dhe me besim e punë mund të shkoni larg, duke e bërë të pamundurën të mundur dhe utopiken një realitet të prekshëm. Suksesi është gjithmonë i arritshëm!

Armand Duka