Presidenti Duka uron Nezihat Stërmasin me rastin e ditëlindjes së 100-të! - FSHF

Presidenti Duka uron Nezihat Stërmasin me rastin e ditëlindjes së 100-të!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar Nezihat Stërmasin, bashkëshorten e legjendës së futbollit shqiptar Selman Stërmasi, me rastin e ditëlindjes së saj të 100-të.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Duka ka vlerësuar pasionin që familja Stërmasi ka treguar për klubin e Tiranës dhe për futbollin shqiptar në gjithë këto vite.

“E nderuara zonja Nezihat! Ju uroj për ditëlindjen tuaj të 100-të. Në këtë çast të gëzueshëm, më lejoni të vlerësoj pasionin që ju, bashkëshorti juaj Selmani dhe familja Stërmasi, keni treguar gjatë gjithë jetës tuaj shekullore, për futbollin. Ditët në vazhdim, qofshin sa më të lumtura për Ju dhe të afërmit tuaj. Edhe njëherë, gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Presidentin Duka në mesazhin e tij të urimit.