PRESIDENTI DUKA: "URIME KOMBËTARES SË FEMRAVE! KY GRUP GARANTON MË SHUMË SUKSES PËR MË TEJ!" - FSHF

PRESIDENTI DUKA: “URIME KOMBËTARES SË FEMRAVE! KY GRUP GARANTON MË SHUMË SUKSES PËR MË TEJ!”

Katër pikë në dy ndeshje për ekipin kombëtar të femrave. Një rezultat që rrit dukshëm pritshmëritë e futbollit të femrave në vijimësi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas fitores së arritur sot me Bjellorusinë shprehet mjaft i entuziazmuar për një sukses të tillë të vajzave kuqezi:
“Jam shumë i lumtur për këtë rezultat pozitiv të skuadrës kombëtare të femrave. Pas barazimit në Poloni kisha bindje dhe besim edhe në këtë takim për një rezultat akoma më pozitiv. Një falenderim i veçantë për vajzat e skuadrës, si dhe për stafin dhe trajnerin Grima, të cilët kanë kryer një paraqitje shumë dinjitoze dhe produktive në këto dy takime eleminatore. Më kënaq shumë vetëbesimi dhe grinta e këtyre vajzave në një skuadër me pritshmëri shumë të mëdha edhe për të ardhmen. Futbolli i femrave mbetet një nga prioritetet tona absolute dhe FSHF do të vazhdojë ta mbështesë maksimalisht atë”- përfundoi Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka.