Presidenti Duka takon kombëtaren U-19 - FSHF

Presidenti Duka takon kombëtaren U-19

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka qenë sot i pranishëm në ambientet e resortit ku është akomoduar skuadra kombëtare U-19. Ajo gjendet atje në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europian, ku do të jetë në të njëjtin grup me Norvegjinë, Malin e Zi dhe Ukrainën. Presidenti i FSHF, është njohur nga ana e trajnerit Erjon Bogdani për gjendjen e skuadrës dhe formën e saj. Pastaj ai ka pyetur drejtëpërdrejtë futbollistët dhe i ka inkurajuar ata për të marrë rezultate pozitive, si dhe i ka garantuar mbështetje maksimale nga institucioni i futbollit. Ekipi U-19 luan ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, diten e sotme, Ukraine-Shqipëri ora 14:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.

ad takim 3a1


Duke kontrolluar karten...