Sot në Nyon të Zvicrës është mbledhur për herë të parë edhe Komisioni i ri “HATTRICK”, nën drejtimin e Presidentit të Federatës Suedeze të Futbollit, njëherësh edhe Zv/Presidentit të UEFA-s, Karl-Erik Nilsson dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky Komitet është mbledhur sot për herë të parë që nga kompozimi i ri pas Kongresit të UEFA-s dhe është i vetmi Komitet i cili ka tagrin të miratojë projektet financiare për federatat e ndryshme të UEFA-s, pa patur miratimin e Komitetit Ekzekutiv të saj. Në mbledhjen e parë të “Hattrick” u diskutuan projektet që kanë paraqitur 12 federerata të ndryshme për të patur suportin financiar, por thjesht bazuar në projektet që paraqiten.

















