Presidenti Duka nderon V.Sinanin

Perpara fillimit te ndeshjes se pare te edicionit te ri futbollistik 2012-2013  Vllaznia-Skenderbeu eshte zhvilluar edhe ceremonia e lamtumiores per sulmuesin shkodran Vioresin Sinani.


Numri 9 i sulmit shkodran mban mbi shpatulla disa rekorde origjinale ne shenimin e golave si ne kampionate ashtu edhe per Kupen e Shqiperise.

Per te respektuar vlerat e Sinanit e per te nderuar kontributin e tij ne futboll Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka i ka dorezuar shkodranit te mirenjohur “Pllakate Mirenjohjeje” me mbishkrimin per kontribut te rendesishem ne rritjen e nivelit te futbollit ne Shqiperi.

Vllaznia ka deklaruara zyrtarisht se per kete edicion numri 9 nuk do te jete i pranishem ne fanellat e skuadres se shkodrane.