Presidenti Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të babait të Valdet Ramës - FSHF

Presidenti Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të babait të Valdet Ramës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i shprehu ngushëllimet më sinqerta ish-futbollistit të Kombëtares, Valdet Rama për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë, babait.

Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Valdet Rama!
Në këtë moment të vështirë për Valdetin dhe familjen e tij dëshiroj t’i përcjell në emrin tim, por edhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
U prehtë në paqe!”, – shkruan në mesazhin e tij Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.