Presidenti Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të babait të Emiljano Vilës - FSHF

Presidenti Duka, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të babait të Emiljano Vilës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i shprehu ngushëllimet më të sinqerta ish-futbollistit të Kombëtares, Emiljano Vila për ndarjen nga jeta të njeriut të tij të shtrenjtë, babait.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Emiljano Vila! Me këtë rast i përcjell Emiljanos dhe familjes së tij në emrin tim dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit e Kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Emiljanos dhe familjes së tij.
U prehtë në paqe!”, – shkruan në mesazhin e tij Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.