PRESIDENTI DUKA MBËRRIN NË TURQI PËR EKIPIN KOMBËTAR - FSHF

PRESIDENTI DUKA MBËRRIN NË TURQI PËR EKIPIN KOMBËTAR

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka mbërritur prej ditës së sotme në grumbullimin e ekipit kombëtar ne Turqi. 

Ai do të qëndrojë pranë skuadrës deri në zhvillimin e ndeshjes miqësore me Turqinë. Sikundër edhe në cdo grumbullim të mëparshëm dhe me kohëzgjatje sic është ky që po zhvillohet, Presidenti do të ndjekë nga afër seancat stërvitore të skuadrës, duke parë ecurinë e grupit, edhe pse në axhendë ështe një ballafaqim miqësor. 

Për faqen zyrtare të FSHF-së, presidenti Duka theksoi: 

“Jam këtu për të qenë afër ekipit ekipit, edhe pse është një ndeshje miqësore. Një dicka që e bëj shpesh. Vlerësimi dhe angazhimi nga ana e skuadrës dhe e stafit janë maksimale. Sipas propozimit të trajnerit skuadra u grumbullua që të hënën dhe kështu kishte më shumë ditë në dispozicion, c’ka është një dicka shumë pozitive për kohën që trajneri ka për të punuar me ekipin e tij. Luajmë një miqësore me Turqinë një skuadër shumë e fortë, ku dhe stafi e skuadra kërkojnë të japin maksimalen në fushë, si dhe janë të angazhuar plotësisht, njësoj si të ishte një ndeshje zyrtare. Të tilla grumbullime do të pasojnë edhe në të ardhmen për skuadrën kombëtare A dhe të gjitha ekipet kombëtare, në mënyrë që stafet teknike dhe trajnerët të kenë sa më shumë kohë me ekipet për të parë dhe për të punuar me to”,- theksoi presidenti Duka ne prononcimin e tij për faqen zyrtare të FSHF-së. Ai këto ditë do të ketë natyrisht bashkëbisedime me trajnerin por edhe me lojtarët të cilat në ditët e grumbullimit të kombëtares janë të shpeshta dhe spontane. 


Duke kontrolluar karten...