PRESIDENTI DUKA DHE SEKRETARI SHULKU NË 85-VJETORIN E KLUBIT TË PËRMETIT! - FSHF

PRESIDENTI DUKA DHE SEKRETARI SHULKU NË 85-VJETORIN E KLUBIT TË PËRMETIT!

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku kanë marrë pjesë sot në ceremoninë me rastin e festimit të 85-vjetorit të klubit të futbollit Përmeti. Në këtë ditë speciale të këtij klubi, kreu i FSHF-së Duka ka përcjellë urimin e tij për të gjithë lojtarët dhe ish-lojtarët e këtij klubi të të gjithë brezave, sportdashësit dhe qytetarët e Përmetit: 

“Jemi sot këtu në këtë ditë të veçantë për klubin e futbollit të Përmetit, pikërisht në 85-vjetorin e krijimit të tij. Me një pjesëmarrje e cila daton që në kohën e para luftës në Kupën e Shqipërise, Përmeti ka qënë një nga klubet që ka evidentuar figura ndër vite me shumë peshë dhe kontribut për futbollin e qytetit të tij. Edhe në vitin kur në edicionin e vetëm Përmeti ka marrë pjesë në elitën e futbollit në kategorinë superiore, sërish Përmeti ka demonstruar shembullin e një skuadre që kërkon të arrijë larg në objektiva. Futbollistë si Ilir Lame, Perlat Sevo, Konini,Andoni, Qypi, apo edhe shumë të tjerë të një plejade të madhe kanë tashmë një pjesë të historisë së tyre me këtë klub. Por, një falenderim të veçantë në këtë 85-vjetor të klubit tuaj do desha të përcjell edhe për Albert Xhanin, që ka kontribuar shumë në ngritjen dhe mbështetjen për këtë skuadër në momente shumë të rëndësishme, në vitet 90’ si president i FK Përmetit. Një urim për të gjithë futbollistët e të gjithë brezave në këtë 85-vjetor të këtij klubi për gjithçka i kanë dhënë futbollit  të qytetit dhe jo vetëm”. Organizatori i këtij eventi, Bashkia Përmet, dhe vetë Kryetari Niko Shupuli kanë përcjellë falenderimet e tyre për prezencën e krerëve më të lartë të FSHF-së në këtë përvjetor, me premisën e vazhdimit të njëjtë si deri më tani, atë të bashkëpunimit  të ngushtë në të ardhmen. 


Duke kontrolluar karten...