Starton këtë të mërkurë gara edhe për grupin zyrtar eleminator të vlefshëm për Europianin për moshat U-19. Ndeshjet e këtij grupi, UEFA ia ka besuar në organizim Shqipërisë, me 6 takime që do të zhvillohen në Kamzë dhe në Tiranë, në datat 4,7 dhe 10 tetor. Presidenti i FSHF-së, Armand DUKA së bashku me mikun dhe homologun e tij malazez, ish-yllin e Milanit, anetar i keshillit te FIFA-s Dejan Saviçeviç do të jenë së bashku në Kamzë, në ndeshjen e ditës së nesërme (e mërkurë) mes ekipit kombëtar U-19 të Malit të Zi, dhe atij të Norvegjisë. Vetë presidenti i futbollit të Malit të Zi, ikonë dhe një pjesë e historisë së magjishme të klubit të Milanit, Dejan Saviçeviç vjen të jetë prezent në një event të tillë, besuar Shqipërisë. Të dy krerët e federatave do të ndjekin ndeshjen dhe më pas do të kenë edhe një drekë pune. Ndërkaq, po në lidhje me ekipin kombëtar të U-19 dhe në vigjilje të turneut, Presidenti Duka do të ketë nesër një takim me lojtarët dhe stafin e skuadrës kuqezi me startin e këtyre eleminatoreve. Ekipet kombëtare të të gjitha moshave janë një nga prioritetet e FSHF-së, duke patur një vëmendje të veçantë për të gjitha skuadrat përfaqësuese. Ndeshjet e këtij turneu nisin zyrtarisht nesër, teksa Shqipëria takimet e saj do ti luajë në “Selman Stërmasi”. Pas turneut të U-19, do të nisë një tjetër event zyrtar, këtë radhë për moshën U-17.

















