Presidenti Duka dhe arktitekti Marco Casamonti, vizitojnë "Arenën Kombëtare" - FSHF

Presidenti Duka dhe arktitekti Marco Casamonti, vizitojnë “Arenën Kombëtare”

Sot paradite kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka inspektuar punimet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”,një kantier i vërtetë ku etapat e punes voluminoze jane pjese e zbatimit te projektit gjigand, ndërtuar mbi rrënojat e stadiumit legjendar, “Qemal Stafa”. Sipas parashikimeve, “Arena Kombetare” do të jetë gati për vjeshtën e vitit 2018, diçka që e ka përforcuar sërish presidenti Duka: “Jemi të lumtur si po ecin punimet dhe në fund të vitit 2018 do të jetë gati për të pritur ndeshjet. Nuk e fituam të drejtën e organizimit të Superkupës 2019 për faktin se kishim vetëm një projekt në letër. Stadiumi do të jetë shumë i bukur, një vepër e madhe për sportin shqiptar, më e rëndësishmja në Shqipëri, një pasuri e madhe për futbollin”.

Ndërkaq, për mediat ka folur edhe arkitekti Marco Casamonti: “Jemi të lumtur me ecurinë e punimeve, është një vepër e bukur. Do të jetë një kënaqësi për çdo tifoz të ndjekë ndeshjet në një stadium krejtësisht të mbuluar dhe me mundësinë për të qenë shumë pranë fushës. Do të jetë si një teatër”.