Presidenti Armand Duka falenderon anëtarët e FSHF-së për punimet e Asamblesë - FSHF

Presidenti Armand Duka falenderon anëtarët e FSHF-së për punimet e Asamblesë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përmes një letre ka falenderuar të gjithë anëtarët e qeverisë së futbollit për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2020. Letra e plotë e Presidentit Duka:

Të dashur miq,
Dëshiroj t’ju falenderoj për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme.
Kjo Asamble ishte një sfidë për të gjithë. Në kushtet e pazakonta të pandemisë, ne arritëm jo thjesht të komunikojmë por edhe të zhvillojmë në mënyrë perfekte aktivitetin tonë më të rëndësishëm vjetor. Kjo tregon se kur ne bëhemi bashkë për futbollin, jemi më të fortë dhe të gatshëm për të përballuar çdo sfidë.
Shpresoj që futbolli të rikthehet sa më shpejt, për të treguar edhe njëherë që është një pjesë e rëndësishme dhe e dashur e kombit shqiptar.
Edhe njëherë, faleminderit nga zemra!
Armand Duka
President