Prag Bjellorusia / Trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj në konferencë për shtyp nga Minsku - FSHF

Prag Bjellorusia / Trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj në konferencë për shtyp nga Minsku

Trajneri i kombëtares Edoardo Reja dhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj, kanë dalë mbrëmjen e sotme në konferencën zyrtare për shtyp, 1 ditë përpara ndeshjes me Bjellorusinë në Minsk. Në fillim të konferencës, interesimit të mediave, i është përgjigjur kapiteni Hysaj dhe më pas trajneri Reja.

Kapiteni Hysaj në fjalën e tij theksoi se është e rëndësishme ta nisim mbarë këtë ndeshje të parë në Kupën e Kombeve pas një mungese të gjatë. “U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjejmë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njëri-tjetrin. Lamtumirat e Bashës dhe Mavrajt? “Dua të falenderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë për ekipin kombëtar, por duhet ta pranojmë se kështu është futbolli dhe vjen një çast kur secili do të largohet. Mendoj se në skuadër kemi të rinj të talentuar dhe mendoj se mund të ecim shumë me ta. Me të rinjtë po mundohemi t’i integrojmë sa më shpejt në grupin tonë dhe po iu japim një dorë për t’u ambientuar me kombëtaren. Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë, e kuptojnë futbollin dhe po futen në grupin tonë. Forma juaj? Nuk jam në 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ky do të jetë problemi jonë, pasi forma fizike nuk është shumë mirë. Nuk e kam problem të luaj me 3-5-2 në kombëtare sepse kam provuar shumë pozicione me klubin dhe kombëtaren. Me eksperiencën që kam e kuptoj sesi duhet të pozicionohem dhe përshtatem. Për ne është e rëndësishme që këtë rrugëtim në Kupën e Kombeve ta nisim mirë që në ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati për të luftuar për 3 pikë”, ka përfunduar Elseid Hysaj.

Trajneri Reja u shfaq i kënaqur nga puna që skuadra ka bërë këto ditë dhe atmosferën e përkushtimin në stërvitje. “Objektivi është të fitojmë, mundësisht grupin. Tani të shohim gjendjen fizike se lojtarët tanë nuk e kanë nisur ende kampionatin ndërsa Bjellorusia është në mes të aktivitetit. Gjatë javës i kam parë mirë. Nuk di nëse do të mund të përballojmë 90 minuta, por një orë po, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Shqipëria ka punuar mirë. Kemi disa të rinj që kanë cilësi që mund të vlejnë për të ardhmen. Stërvitja është diçka tjetër, ndeshja është diçka tjetër. Ngelet për t’u parë si do të reagojë skuadra. Jam i kënaqur me atmosferën dhe përkushtimin në stërvitje. Skuadrën bjelloruse e njoh, e kam studiuar. Më pëlqen Marinoviç, Dragun, ka të rinj. Ka disa vlera të mira, nuk do të jetë e lehtë për ne të triumfojmë, por do të bëjmë maksimumin. Nuk do të bëj eskperimente, do të luajnë lojtarët që kanë luajtur zakonisht dhe kam besim te garda e vjetër. Hysaj në treshen e mbrojtjes? Hysaj vrapon shumë dhe duhet në krahun e djathtë. Ka luajtur te Napoli edhe në të majtë dhe ka shënuar gol që nuk është detyra e tij. Në mbrojtjen me 3 është më i lirë. Dyshja sulmuese? Kam konsideratë për Cikalleshin si dhe për Sadikun që ka një raport të mirë me golin. Është gjithashtu Manaj si dhe Balaj që ka shënuar 3 gola disa ditë më parë. Nuk kam probleme në sulm, por në mbrojtje. Biseda me Presidentin Duka? Me Presidentin folëm për situatën e pazakontë që po kalojmë. Shqetësohem se kemi vetëm tre zëvëndësime në dispozicion, jo pesë sicc ka ndodhur në nivel klubesh”.