Portieri i Kombëtares, Gentian Selmani, kontribuon për fëmijët jetim - FSHF

Portieri i Kombëtares, Gentian Selmani, kontribuon për fëmijët jetim

Portieri i kombëtares sonë, Gentian Selmani, ka vizituar paraditen e sotme shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli, ku ka dhuruar për fëmijët e kësaj shtrese disa dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Të pranishëm në këtë shtëpi ishin edhe fëmijët e qendrës së zhvillimit të Tiranës, ku Selmani kishte menduar për secilin prej tyre të dhuronte buzëqeshje në këtë periudhë festive. Ky është viti i dytë rradhazi për Gentianin i cili mundohet të japë një kontribut për këta fëmijë, në prag festash.

“Sot kam ardhur këtu tek shtëpia e fëmijës, “Zyber Hallulli” sepse jemi në përiudhë festash dhe jam munduar të kontribuoj sadopak, për fëmijët që janë në nevojë dhe ti bëjmë sa më të lumtur. Këta fëmijë e meritojnë të jenë të lumtur si cdo fëmijë tjetër, me disa kursime nga paga ime dua që ti bëj të lumtur. I uroj të gjithë fëmijëve, të kalojnë gëzueshëm me festat dhe një vit të ri sa më të bukur. Gjithashtu edhe futbollit shqiptar dua ti uroj, që nga FSHF, Presidentit Duka e të gjitha ekipeve, futbollistëve, e në vecanti ekipit tim, Lacit, gëzuar festat dhe një vit sa më i mbarë.”-ishin fjalët e Selmanit.

Video e plotë: