Politikat e Licencimit te FSHF - FSHF

Politikat e Licencimit te FSHF

 

Deklarimi i politikës së licensimit të klubeve të  FSHF-së

  Sistemi i licensimit të klubeve mbetet një nga faktoret kyc për të përmirësuar futbollin në vendin tonë. Është objektivi yne kryesor që të sigurojmë që ky sistem te funksionoje sic duhet per te ndihmuar klubet ne arritjen e standarteve te homologeve te tyre europiane.

 

Rezultatet e para te vleresimit ne periudhat e meparshme treguan se sistemi ndihmoi klubet per permiresimin e administrimit, infrastruktures, dhe sidomos te transparences financiare Gjithashtu sistemi na ndihmoi dhe ne si administrate  per te  permiresuar menaxhimin e tyre ne menyre sa me profesionale.   

 

Parimet bazë të ketij sistemi janë pavarësia dhe konfidencialiteti, kjo vecanërisht gjatë procesit të vendim-marrjes. Për këtë arsye, një nga detyrat tona është të sigurohemi që klubet kuptojnë mirë kete sistem dhe menyren e funksionit te tij.

 

Duhet te sigurojmë me tej që të gjithë ata qe jane  përfshirë në sistem te marrin informacionet e nevojshme, te trajnohen dhe ndërgjegjesohen për detyrat e tyre. Shume shpejt gjithe informacioni mbi licensimin e klubeve do te pasqyrohet ne faqen zyrtare te Federates Shqiptare te Futbollit.

 

Bashkepunimi, ndihmesa  si dhe marrja ne konsiderate e ankesave dhe sygjerimeve te klubeve do te mbetet nje nga detyrat tona me te rendesishme. Do te punojme per permiresimin e vazhdueshem e sistemit duke perdorur metoda dhe shembuj nga homologe te tjere europiane.

 

Organizimi ligjor i klubeve te futbollit, permiresimi i komunikimit me klubet dhe kualifikimi i stafit te tyre do te mbetet prioriteti yne kryesor. Gjithashtu FSHF do te fokusohet ne permiresimin e Infrastruktures dhe arritjen e standarteve baze te saj. Ky objektiv behet i realizueshem nese do t’i referohemi dhe projekteve qe ka federata ne lidhje me permiresimin e terreneve te lojes ne shume stadiume te vendit.

 

Presim mbështetje dhe sygjerime nga te gjithe ata qe jane te perfshire ne kete proces per te permbushur detyrat dhe objektivat e vena.  

 

 

 

 

 

 

Eduard Prodani

Sekretarit të Përgjithshëm                                

 

Shtator 2012