Përfundon ndeshja e dytë e turneut zyrtar të U-17, Norvegji 3-1 Shqipëri - FSHF

Përfundon ndeshja e dytë e turneut zyrtar të U-17, Norvegji 3-1 Shqipëri

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, është mundur sot në ndeshjen e dytë të turneut zyrtar, Norvegji 3-1 Shqipëri, që po zhvillohet në vendin tonë. Përballja ndaj norvegjezëve u zhvillua sot në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Elmando Gjini në minutën e 80-të.

Shqipëria U-17 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka, Shehu, Smajlaj (’53 Memushaj), Sulovari, Mitaj, Preka, Kuqi, Papa (’60 Arapi), Ismaili, Gjini, Cahani (’79 Biseni). Ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri-Azerbajxhan do të zhvillohet më 29/10 ora 14:00 po në qytetin e Elbasanit.

Kjo është renditja e grupit 8, ku bëjmë pjesë:
R.Çeke              6 pikë
Norvegji           6 pikë
Azerbajxhan    0 pikë
Shqipëri           0 pikë