Përfundon kursi UEFA A për Kosovën - FSHF

Përfundon kursi UEFA A për Kosovën

Në ambientet e Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, është mbyllur sot, kursi UEFA A. Trajnerët që ndoqën këtë kurs janë pajisur me diploma, në një ceremoni të organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në të, kanë marrë pjesë organizatorët e kursit: Astrit Maçi, Alban Tafaj dhe Edmond Gezdari. Ky është edicioni i 14-të i kursit UEFA A, që zhvillohet në vendin tonë, ku për disa vite me rradhë, zhvillohet edhe për trajnerët e Kosovës nga FSHF.
Trajnimi për UEFA A, vijoi për 6 javë me rradhë dhe morën pjesë 29 studentë. Sektori i Edukimit do të fillojë ditën e hënë, datë 10 dhjetor kursin për Drejtorët Sportivë.