PËRFUNDOJNË SELEKSIONIMET E MOSHAVE NË SELANIK! - FSHF

PËRFUNDOJNË SELEKSIONIMET E MOSHAVE NË SELANIK!

Mbi 65 futbollistë të datëlindjes 2000 dhe 2004 kanë zhvilluar sot edhe testet seleksionuese në Selanik, sipas programit të përcaktuar më parë nga ana e Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF. Pjesa dërrmuese e lojtarëve që aktivizohen në kampionatet e moshave në Greqi kanë qenë sot në seleksionimin e radhës, në prani të të gjithë trajnerëve të ekipeve kombëtare të Shqipërisë që nga U-21 e deri te 15-vjeçarët. Datëlindja 2000 dhe 2004 ishte sot në program, ku janë evidentuar me shumë kujdes nga trajnerët Bushi, Bogdani, Mustedanagiç dhe Memushaj. Lojtarët u ndanë në bateri të ndryshme dhe nisën menjëherë të luajnë. Një interes i madh i shprehur nga lojtarët shqiptarë që jetojnë dhe aktivizohen në Greqi për të marrë pjesë në këtë fazë seleksionuese, në mënyrë që më vonë të jenë në fokusin e trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave. Nesër dhe pasnesër do të vijohet me përzgjedhjet në Athinë, me datëlindjet 2000, 2001, 2003. Ndërkaq, nga Greqia grupi trajnerëve do të kalojë në Itali dhe do të mbyllë fazat seleksionuese në Zvicër në  datë 16 dhjetor.

Seleksionimet në vijim me lojtarët jashtë Shqipërisë

(Datëlindjet 2000, 2001, 2002, 2003, 2004)

•Dt. 12 Dhjetor 2017 Athinë, 09:00.

Adresa: Qendra Sportive “Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos, Athine.

Datëlindjet: 2000, 2001.

•Dt.13 Dhjetor 2017 Athinë, 09:00.

Adresa: Qendra Sportive “Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos, Athine.

Datëlindjet: 2002, 2003, 2004.

•Dt. 14 Dhjetor 2017 Perugia, ora: 13:30.

Adresa: Via Trentino, Localita’ Sanfatucchio – Castiglione del Lago (PG). Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003.

•Dt. 15 Dhjetor 2017 Milano, ora: 10:30.

Adresa: Via Felice Orsini, 78/84, Milano (MI).

Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.

•Dt. 16 Dhjetor 2017 Zvicër, ora: 10:00.

Adresa: Sportanlage Im Moos, 8910 Affoltern am Albis.

Datëlindjet: 2000, 2001, 2002, 2003, 2004.


Duke kontrolluar karten...